Futboll Sport

TJETËR KATASTROFË PË MESSIN/ Kualifikimi nuk është në dorën e Argjentinës (VIDEO)

Nuk ka “paqe” për Messin as për Argjentinën.

“Albiçelestët” barazuan 1-1 në një ndeshje mjaft delikate kundër Paraguait, ndërsa tashmë kualifikimi nuk është në dorën e përfaqësueses së Argjentinës.

Në minutën e 37’ ishte Richard Sanchez ai i cili hapi serinë e golave duke vendosur argjentinasit në kolaps.

Por një rishikim i VAR-it në pjesën e dytë ishte fat për Argjentinën, që barazuan rezultatin me Leo Messin (57’) i cili shënoi nga pika e bardhë.

Paraguaianët zhpërdoruan mundësinë e artë për të dalë me tre pikë nga kjo ndeshje, pasi Derlis Gonzalez (62’) gaboi nga pika e bardhë e panalltisë.

Në grupin B, Kolumbia ka siguruar kualifikimin me 6 pikë, ndërsa Paraguai (2), Katari (1) dhe Argjentina pozicionohet e fundit me vetëm 1 pikë.

Related posts

STËRVITJA E PARË PAS OPERACIONIT/ 20 mijë tifozë përlotin legjendën Maradona (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM ÇELSI DHE SAUTHEMPTON/ Tani në skenë për Brojën del edhe skuadra tjetër e Premier Ligës

Delo.autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Sfidë me shumë frikë, luhet edhe një “copëz” titulli në Shkodër

Delo.autor

Leave a Comment