Futboll La Liga Sport

BARCELONA BINDI DE LIGT/ Talenti holandez merr vendimin për “katalanasit”

Matijs De Ligt e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, dhe nuk do të veshë fanellën e blaugranave sezonin tjetër.

Të paktën, kështu shkruan spanjollja “Cadena SER”, e cila thekson se vetë lojtari ka hedhur poshtë një ofertë nga Barcelona, edhe pse klubi kishte rënë në ujdi me Ajaksin, që transferimi të kryhej për shifrën e 75 milionë eurove.

Sipas këtij burimi, agjenti Mino Raiola ka qenë deciziv për këtë refuzim nga ana e De Ligt. Vetë presidenti i Barcelonës, Bartomeu, kishte udhëtuar për në Amsterdam për ta bindur lotjarin, siç bëri disa muaj më parë me De Jong, për këtë radhë duket se nuk e ka arritur qëllimin e tij.

Related posts

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Vllaznia “SHKATËRRON” korçarët

Delo.autor

PAS DISFATËS NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Flet Sarri: Mendoj se erdhëm në këtë finale me…

Delo.autor

SPANJË VS ANGLI/ Starton ndeshja, ja formacionet zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment