Futboll Premier League Sport

BARCELONA KTHEHET NË “SUPERMARKET”/ “Djajtë e Kuq” monitorojnë dy yjet për të zëvendësuar Pogba

Me Paul Pogban gjithnjë e më pranë largimit, Manchester United po mendon për zëvendësuesin e mesfushorit francez.

Gazeta spanjolle me bazë në Barcelonë, “Mundo Deportivo”, shkruan se drejtuesit e “Djajve të Kuq” po monitorojnë, Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinhon.

Dysha e Barcelonës po shihet si mundësia më e mirë për të plotësuar hapësirën që do të krijohet pas largimit të Pogbasë.

Dje, Paul Pogba la të kuptohet se gjatë merkatos së verës do të largohet nga Manchester United, në kërkim të një sfide të re në një vend tjetër.

“Është koha e duhur për një sfidë të re në një vend tjetër”, tha Pogba të dielën gjatë një ngjarjeje komerciale në Tokio, duke e alarmuar Real Madridin, klubin që ka kohë që ka shprehur interesim të madh për të.

Related posts

A do të DËNOHET si Xhaka dhe Shaqiri? Llullaku: Ja përse FESTOVA me SHQIPONJË

Isa.Autor

E BUJSHME TEK MANCHESTER CITY/ Gati të shpenzojë 100 milionë euro për dy mbrojtësit e Premier…

Delo.autor

KRITIKAT PËR PARAQITJEN E COUTINHOS/ Jurgen Klopp parashikoi gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment