Futboll Kategoria Superiore Sport

BASHKIA VENDOS TË SHESË AKSIONET/ Por asnjë i interesuar për KF Tiranën, ja mundësia e vetme

Edhe pse Bashkia Tiranë ka vendosur të shesë aksionet e klubit, për momentin nuk ka asnjë të interesuar për to.

Burime pranë bardhebluve bëjnë me dije se askush nuk është interesuar në bashki për të blerë pjesën e pushtetit lokal. Kjo do të thotë se gjendja do të mbetet e njëjtë. Nga ana e klubit Tirana po shihet mundësia e blerjes së këtyre aksioneve nga aksioneri maxhoritar, Refik Halili.

Nuk përjashtohet mundësia që veteranët bardheblu dhe tifozët të ndërtojnë shoqata për të blerë aksionet e bashkisë. Gjithsesi, për momentin për aksionet situata nuk është nga më të mirat, duke llogaritur që edhe nëse do dikush t’i blejë, duhet të presë formimin e Këshillit Bashkiak.

Related posts

NË PRITJE TË LAUTAROS/ Inter i varur nga kapiteni, argjentinasi drejt rikuperimit të plotë

F.autor

PAMJE RRËNQETHËSE/ E mbuluar me GJAK, ATLETJA fiton MEDALJEN E ARTË (VIDEO)

Isa.Autor

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi

F.autor

Leave a Comment