Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndahen grupet e shortit, Partizani mëson 5 kundërshtarët e mundshëm

Në vigjilje të shortit të kësaj jave për ndeshjet e turit të parë në Champions League, ku gjendet edhe Partizani, UEFA ka bërë publike edhe ndarjen e vazove për klubet.

32 ekipet pjesëmarrëse në këtë tur, janë ndarë në dy vazo, grupi 1 dhe 2, nga 10 ekipe, si dhe një grup, grupi 3, me nga 12 ekipe.

Në secilin grup, ekipet e para janë ekipet pretendente, të renditura me koeficient më të mirë, ndërsa ekipet e fundit janë jo favorite.

Partizani, gjendet në vazon e grupit 2, në radhën e ekipeve jo favorite.

Kështu, Partizanin do ta vërë shorti me një nga ekipet: Selltik, Karabag, Sherif Tiraspol, Dudelanzh dhe Slovan Bratislava.

Në krah të Partizanit, gjenden edhe ekipet si Valeta, Sarajevo, Sutjeska dhe Saburtalo.

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës është në grupin 1, dhe do të “peshkojnë” një nga këto ekipe: Suduva, CFR Kluzh, Ferencvarosh, Nome Kalju apo Ararat-Armenia.

Group 1

Astana (KAZ)

Ludogorets (BUL)

Crvena Zvezda (SRB)

Shkëndija (MKD)

AIK (SWE)

Suduva (LTU)

CFR Cluj (ROU)

Ferencváros (HUN)

Nõmme Kalju (EST)

Ararat-Armenia (ARM)

 

Group 2

Celtic (SCO)

Qaraba? (AZE)

Sheriff Tiraspol (MDA)

F91 Dudelange (LUX)

Slovan Bratislava (SVK)

Valletta (MLT)

Sarajevo (BIH)

Sutjeska (MNE)

Partizani (ALB)

Saburtalo (GEO)

(Me të zezë janë kundërshtarët e mundshëm të Partizanit)

Group 3

BATE Borisov (BLR)

Maribor (SVN)

Rosenborg (NOR)

HJK Helsinki (FIN)

Dundalk (IRL)

The New Saints (WAL)

Winners of the preliminary round

Piast Gliwice (POL)

Valur Reykjavík (ISL)

Linfield (NIR)

HB Tórshavn (FRO)

Riga (LVA)

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Celta Vigo-Real Madrid. Rezultati 0-2

Delo.autor

NIS NJË KARRIERË TË RE/ Quajeni Mister Kaka, ish-futbollisti brazilian tashmë do të bëhet trajner

Delo.autor

Salah shënon gol ndaj Brighton, dhe thyen rekordin historik të Ronaldos, Suarezit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment