Futboll Premier League Sport

CHELSEA BËN NJË GAFË/ Ja rastësisht blerja e parë në merkato

Mateo Kovaçiç do të jetë pjesë e Chelseas në vazhdim dhe kjo është zbuluar rastësisht, pasi klubi e ka postuar në aplikacionin zyrtare të klubit, “The Fifth Stand”.

Jo vetëm bëhet me dije nënshkrimi me mesfushorin kroat, por zbulohen edhe fjalët e para që ai ka thënë për faqen zyrtare të klubit.

“Pas nënshkrimit për t’u transferuar përfundimisht në ‘Stamford Bridge’, vjet ishte i huazuar nga Reali i Madridit, vendosëm të kontaktojmë Mateo Kovaçiç dhe t’ i marrim përshtypjet e para”, thuhet në postimin e bërë nga Çelsi.

Më tej zbulohen edhe fjalët e para të thëna: “Është një ndjenjë e pabesueshme të nënshkruaj me Çelsin, së pari si i huazuar dhe tani me një marrëveshje përfundimtare. Është një klub fantastik., me shokë shumë të mirë, me të cilët së bashku kemi luajtur një futboll të mirë. Jam shumë i lumtur të qëndroj këtu dhe jam shumë krenar që jam lojtar i Çelsit”.

Related posts

MERKATOJ E JANARIT/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka gati planin B

Delo.autor

E BUJSHME/ Pique pritet të pensionohet në vitin 2020 për t’u bërë…

Delo.autor

JUVENTUSI PAZAR NË PORTUGALI/ Pasuesi i Alex Sandro kushton 35 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment