Futboll Sport

ZBULON PENGUN E MADH/ Rummenigge: E kishim në dorë Klopp, gabova me zgjedhjen time kur…

Gjatë verës së vitit 2008 drejtuesit e Bayern Munchen po punonin për gjetjen e trajnerit të ri. Alternativat ishin dy: Jurgen Klopp dhe Jurgen Klinsmann.

CEO i kampionëve të Evropës, Karl-Heinz Rummenigge zbulon prapaskenën në prononcimin e dhënë për ZDF Sport, duke pranuar gabimin e kryer.

Stoli iu besua Klinsmann, me ish-sulmuesin që nuk la gjurmë dhe u shkarkua në prillin pasardhës.

“Klinsmann dhe Klopp ishin kandidatët për t’u ulur në pankinën tonë. Më duhet ta pranoj se jam pjesërisht fajtor për zgjedhjen e Klinsmann. Nuk na funksionoi me të, nuk ishte një zgjedhje e mirë për ne, por as për atë.

Uli Hoeness po negocionte me Klopp, ndërsa unë me Klinsmann. Duhet të merrnim një vendin dhe në fund vendosëm për Klinsmann. E përsëris, nuk ishte zgjedhja e duhur për të dy palët“, zbulon drejtuesi i klubit bavarez.

Related posts

Neymari po e merr veten shumë më mirë nga se pritej, sipas trajnerit brazilian të fitnesit

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ KUKËSIT/ Stafi teknik vihet në lëvizje, trajneri Shkëmbi “shkund” Dinamon

Delo.autor

FENOMENAL/ Modriç: Mrekullia e BARIUT TË DHIVE, që arriti kulmin e botës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment