Futboll Sport

CR7 “FENOMENAL” NË NATIONS LEAGUE/ Ronaldo “eklipson” Zvicrën me tripletë dhe futet në histori

Portugalia i është falur një Cristiano Ronaldo fenomal për të siguruar finalen e Ligës së Kombeve për grupin A. Ylli i Juventusit ishte fantastik në fitoren 3-1 ndaj Zvicrës, me 34 vjeçarin që shënoi një tripletë personale, duke u futur edhe në historinë e turneut.

Ronaldo realizoi në minutat 25-të, 88-të dhe 89-të, duke zhvlerësuar rrjetën e Rodriguez në minutën e 57-të. Një rezultat që nxjerr jashtë turneut dy shqiptarët, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, të cilët tashmë duhet ta shikojnë finalen nga shtëpia.

Në finale, Portugalia do të pres fituesin e çiftit Holandë-Angli, takim i cili do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjte. Finalja e madhe luhet të dielën e 9 qershorit.

Related posts

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu përmbys Partizanin, Tirana “leksion” Barleti Volley

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Armeni-Itali. Rezultati 1-1

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Jo më gabime, këtë herë nuk duhet ta dorëzojmë kreun

Delo.autor

Leave a Comment