Futboll Premier League Sport

Wenger akuzon lojtarët anglezë: Po bëhen “mjeshtra” të simulimit

Arsene Wenger, i ka cilësuar lojtarët anglezë “mjeshtra” të simulimit. Trajneri i Arsenal, ka komentuar rastin e Harry Kane dhe Dele Alli vetëm pak ditë pas ndeshjes që Tottenham luajti me Liverpool, e cila përfundoi 2-2.

Arsenal do të përballet me Tottenham ditën e shtunë në kuadër të javës së 27-të të Premier League. Ndërsa tha që Alli meritonte të ndëshkohej për simulim në “Anfield” edhe pse trajneri Mauricio Pochettino deklaroi këtë javë se “të mashtrosh kundërshtarin” është pjesë e futbollit.

Nga ana tjetër, Wenger beson se komentet e Pochettino-s janë hedhur poshtë, pasi sipas tij kjo do të ndikojë negativisht në psikikën e lojtarëve anglezë.

“Ne duhet ta largojmë nga futbolli simulimin. Më kujtohen disa raste kur lojtarët e huaj e bënin këtë, por tani edhe ato anglezë e kanë mësuar shumë shpejt dhe janë bërë “mjeshtra” të saj. Unë nuk i inkurajoj lojtarët e mi ta bëjnë këtë. Por, nëse ti shikon situatën, mendoj që ndonjëherë ti nuk do që të provokosh një rast të tillë. Ndonjëherë do që lojtarët e tu të tregohen të mençur, ata kanë luajtur pak me rregullat, këtë e bëjnë më shumë në rastet e penalltisë. Çdo sulmues do ta bënte këtë. Luajnë pak me rregullat. Por sa larg mund të shkosh me këtë?”- ka përfunduar trajneri i “Topçinjve”.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Bardheblutë mposhtin Laçin dhe kalon me një këmbë në çerekfinale

Delo.autor

“LARG ALKOOLIT E DUHANIT”/ Edi Reja i bashkohet fushatës së UEFA-s për më shumë aktivitet fizik

Delo.autor

LAJM I ËMBËL/ Van de Beek dhe vajza e Dennis Bergkamp do të bëhen prindër për herë të parë

Delo.autor

Leave a Comment