Futboll Sport

DASMA MADHËSHTORE PO VJEN! 500 të ftuar do këndojnë dhe kërcejnë Kuq e Zi, por jo në stadium… (FOTO)

Është një dashuri përrallash ajo mes Fiorenzës dhe Elseidit. Nga dashuria e tyre e madhe ka lindur një djalë, emri i të cilit është Elis (jo shumë larg nga ai i babait). Vogëlushi 3-vjeçar do të bëjë atë që jo shumë fëmijë e kanë fatin ta bëjnë: të çojë unazat në altar, në ceremoninë e martesës së prindërve të tij. Pra, Elisi fruti i dashurisë së Fiorenzës dhe Elseidit, do të jetë dëshmitar në dasmën e prindërve të tij.

Ylli i futbollit shqiptar që luan për Napolin; një ndër më të kërkuarit e klubeve më të njohura të Evropës, ka vendosur të kurorëzojë zyrtarisht martesën në vendlindjen e tij në Shkodër. Nusja do të jetë patjetër një nga ato princesha që do t’i çuditë të gjithë me elegancën e saj. Një hijeshi natyrale dhe një fizik elegant që të lë mbresa. Me një portret ujë dhe sapun dhe fizik perfekt, Miss-i me kurorën e më të bukurës shqiptare do të shkojë në altar pas pak ditësh.

Futbollisti, Elseid Hysaj me bashkëshorten.

U aluduan shumë emra, por shumë pak lakuan emrin e tij. Elseid Hysaj (që përflitet se do të jetë blerja ambicioze e Interit apo Chelsea), një djalë me këmbë të artë, ashtu siç do ta ketë edhe martesën, në tokën që e lindi dhe e bekoi: në Shqipëri. Në dasmën e tij, do të këndohet edhe për Napolin që e ka nderuar në këto vite, do të ketë edhe miq të Italisë, megjithatë dasma do të jetë 100 për qind shqiptare.

Futbollisti, Elseid Hysaj me familjen e tij.

Mirëpo nusja, Miss Shqipëria 2013, çfarë zgjedhje fustanesh ka bërë për ditën e madhe? Fiorenza ka zgjedhur 4 fustane, një nga Class by Alketa Vejsiu dhe 3 ‘custom made’ nga Valdrin Sahiri.

Napoli Magazine ka zbuluar sot organizatorët e eventit Class AV Events, që është kompania lider në Shqipëri për martesat dhe eventet e kësaj natyre. Do të jetë një dasmë mediatike në të dyja anët e detit, me shumë interes edhe në mediat italiane. Është mbajtur sekret, por po e zbulojmë ekskluzivisht! Dasma e vitit dhe e gjithë këtyre viteve i takon Fiorenzës dhe Elseid Hysajt.

Related posts

KAOS TOTAL/ “Nuk ka shans”: Kamza mbyll dyert e stadiumit për Kukësin

Isa.Autor

E FUNDIT/ Del përgjigjja e testit të gjuhës, Suarez drejt Juventus

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Talenti Haaland do vetëm një skuadër, Dortmund kërkon 150 milionë euro nga klubi…

Delo.autor

Leave a Comment