Futboll Seria A Sport

DE LIGT PRITET TË ZBARKOJË NË TORINO/ Ja detajet e marrëveshjes me Juventus

Ditën e hënë Matthijs de Ligt pritet t’i bashkohet Juventusit.

Talenti holandez ka arritur marrëveshje me Ajaxin duke u pajtuar t’i paguajë 67 milionë euro, plus 13 të tjera bonuse, për shërbimet e mbrojtësit.

Sipas “Tuttosport” në Italia, gjithçka do të mbyllet nesër për De Ligt i cili do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me pagë fikse prej 8 milionë euro në vit, plus katër milionë të tjera bonuse.

Holandezi 19-vjeçar ka qenë synim i disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Manchester Unitedin, Paris Saint-Germainin dhe Barcelonën, por “Zonja e Vjetër” ka fituar betejën.

Related posts

“BOMBA E ICARDIT”/ Wanda NARA e “gdhinë” në palestër për t’u bërë pjesë e… (FOTO)

Isa.Autor

ËSHTË BLERJA E FUNDIT E “BARDHEBLUVE”/ Flet Kristi Vangjeli: Nuk e kam tradhtuar Skënderbeun…

Delo.autor

Spanja shënon golin e parë ndaj Zvicrës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment