Futboll Premier League Sport

LOJTARI MË I RI I MANCHESTER CITYT/ Rodrigo Hernandez shpjegon: Nuk rrëzohem në tokë…

Rodrigo Hernandez, apo siç njihet Rodri, është transferimi më i fundit i Manchester Cityt në merkato. Mesfushori u transferua para pak ditësh në Angli, teksa u aktivizua një vit me skuadrën e Atletico Madrid. Futbollisti spanjoll i kushtoi arkave të ‘qytetarëve’ 70 milionë euro, teksa 23-vjeçari shihet si një siguri për të nisur apo për të bllokuar sulmet kundërshtare në mesfushë.

Sakaq, së fundmi Rodri, në një intervistë shpjegon stilin e tij të lojës, teksa shprehet se zakonisht topat nuk i rikuperon duke u shtrirë në sparkatë ndaj kundërshtarit, pasi është shumë i madh dhe në këtë formë humbet kohë për t’u ringritur. “ Zakonisht, nuk ndërhyj duke u shtrirë në tokë. Mendoj ndryshe për të rikuperuar topin. Shoh shumë lojtarë të cilët ndërhyjnë tokazi, por mendoj se jam shumë i madh.

Nëse ndërhyj në atë mënyrë, atëherë humbas kohë për t’u ringritur, kështu duhet të gjej mundësi tjera për të rikuperuar topin”, tha Rodri. Në fund, mesfushori mendon se në organikën te Siti, Guardiola ka lojtarë të talentuar, por duhet edhe fiziku.

Related posts

ËSHTË NËN AKUZË PËR DHUNË NDAJ PARTNERES/ Kombëtarja e njohur i paguan rrogën ish-futbollistit të Manchester United

Delo.autor

AKSIONARËT KUNDËRR/ Nedved: Nuk e marr rrogën se jam mik i… Anjelit

Delo.autor

PAS RINISJES/ Shënohet GOLI i parë në Premier League, ja kush e realizon

Delo.autor

Leave a Comment