Futboll Sport

DREKA FAMILJARE U SHNDËRRUA NË MAKTH/ Rrëfehet Alioski: Si më përzunë nga restoranti se po flisja shqip

Dreka familjare e futbollistit Ezgjan Alioski në një restorant në Prilep u shndërrua në makth dy ditë më parë, vetëm se ai dhe të afërmit e tij flisnin në gjuhën shqipe. Mesfushori shqiptar i kombëtares maqedonase ka përjetuar një moment jo të këndshëm në Prilep.

Alioski

Alioski sqaroi për “Klan Macedonia Television” se deri sa ishte në restorant së bashku me familjen e tij, është lutur që të largohej për shkak se me të afërmit e tij ka biseduar në gjuhën shqipe.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çfarë përjetoj këtu. Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, përndryshe unë nuk fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodhë askujt”, tha Alioski i zhgënjyer.

Related posts

KAOS NË HOLANDË/ Tifozë në fushë dhe portieri goditet me gotë birre, arbitri ndërpret përfundimisht ndeshjen

F.autor

HUMBJE “DRITHËRUESE” NDAJ LAÇIT/ Por “bardheblutë” kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Delo.autor

Ronaldo ka frikë nga burgu, ka një propozim për shtetin spanjoll

Sadik.Autor

Leave a Comment