Futboll Seria A Sport

Ja kush shpallet futbollisti më i dhunshëm i 2018 në Seria A

Dihet tashmë që Felipe Melo është një nga ata futbollistë me temperament të fortë. Kjo sjellje e ashpër e tij në fushë, rrjedhimisht e shtyn drejt realizimit të shumë ndërhyrjeve të gabuara dhe të dënuara, duke u përkthyer në kartona. Ja pse, për të dytin vit radhazi ish-mesfushori i Inter është votuar si futbollisti më i dhunshëm në kampionatin brazilian.

Konkretisht mesfushori brazilian është njëherësh edhe futbollisti i Palmeiras që është ndëshkuar me më shumë kartonë. Në sondazhin e realizuar nga UOL Esporte, mbi lojtarin më të dhunshëm të vitit 2018, ku kanë votuar të gjithë futbollistët e ligës kryesore braziliane, Felipe Melo ka marrë jo pak por 51,8% të votave, me një diferencë të jashtëzakonshme nga vendi i dytë ku u klasifikua Fagner i Corinthians që mori 11,3% të votave.

Related posts

“NUK ËSHTË E THJESHTË TË…”/ Titullari i Real Madrid: Vuaj këtu, nuk kam shokë!

Delo.autor

NUK DUAN TË VAKSINOHEN/ Bayern Munich merr masën drastike kundër lojtarëve “no-vax”

Delo.autor

ZYRTARE/ Ishte jashtë planeve të Xavit, Coutinho transferohet te skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment