Ekskluzive Futboll Sport

NGA CONTE TEK MESSI/ Largimet e bujshme në merkato që ndodhën në 2021

Jemi në fundin e vitit të 2021 dhe është mbyllur faza e parë e sezonit.

Në këtë fazë që lamë pas në botën e futbollit ka pasur lëvizje lojtarësh dhe trajnerësh nga klubet, por largimi më i bujshëm që do të ngelet gjatë në memorien e çdo tifozi është padyshim data 5 Gusht që shënoi divorcin e Leo Messit nga Barcelona pas 18 sezonesh për shkak të krizës ekonomike të klubt të madh e spanjoll.

AlpeSport.al ju sjell disa nga largimet e bujshme përgjatë vitit 2021.

Lionel Messi

 Pas 18 vitesh, Messi u largua nga klubi që e bëri të njohur në mbarë botën, duke shkaktuar surprizën më të madhe të kësaj merkatoje vere, pikërisht atëherë kur mendohej se palët do të gjenin marrëveshjen për rinovimin. Arsyet ekonomike dhe problemet strukturore, thotë klubi spanjoll janë bërë shkak për mosrinovimin e kontratës me Lionel Messin. Lajmi konfrimohet zyrtarisht nga klubi katalanas, i cili me një deklaratë për mediat njofton largimin e 7 herë fituesit të Topit të Artë.

Jose Mourinho

Pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon, Tottenham Hotspur ndau rrugët me Jose Mourinhon. Humbja nga Manchester United në Premier Ligë duket sikur i dha fund shpresave të Spurs për një vend në Ligën e Kampionëve.

Antonio Conte

Interi dhe Antonio Conte u divorcuan pas dy vitesh së bashku. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Interit, e cila thotë se janë ndarë me anë të një marrëveshje të ndërsjelltë mes palëve, ku klubi zikaltër do t’i duhet t’i paguajë teknikut italian, 7 milionë euro për vitin e fundit të kontratës. Conte ka qenë kundër këtyre zhvillimeve, e preferoi të largohej nga drejtimi i Interit. Kërkesat e Contes kanë qenë të qarta, ai donte të ndërtonte një ekip fitues, jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë, e për këtë, një nga kërkesat ishte që të ruhej kontingjenti aktual i lojtarëve, madje të bëhej edhe një investim i rëndësishëm, pjesë këto të projektit që ata kishin hartuar para dy vitesh, kur tekniku u emërua në krye të klubit. Por, pandemia duket si shkaku që ka sjellë një dëm të madh ekonomik në Inter, e transferimet e çmendura në këto momente, duket si diçka e pamundur.

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo largua nga Juventusi këtë verë. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri konfirmoi që Ronaldo do të largohet menjëherë nga gjiganti italian. “Cristiano Ronaldo më ka informuar dje që dëshiron të largohet menjëherë nga skuadra e Juventusit. Është e vërtetë dhe e konfirmuar. Kjo është arsyeja që ai nuk ishte në seancën e sotme përgatitore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, tha Allegri. “Nuk jam i dëshpëruar në Cristiano Ronaldon. Ai dëshiron të largohet nga Juventusi dhe ai e bëri zgjidhjen e tij. Ai do të kërkojë një klub të ri pas tre viteve këtu. Është pjesë e jetës”, shtoi trajneri i Juventusit.

Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer është dashur që të jepte dorëheqje dhe të largohej nga “Old Trafford”. Solskjaer u gjend në presion të madh pas humbjeve në dy derbit ndaj Manchester Cityt dhe Liverpool, respektivisht pas humbjes 2:0 nga City dhe 5:0 nga Liverpooli. United pësoi humbje në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në drejtimin e ti. Solskjaer që prej emërimit si trajner i United në vitin 2019, nuk ka sjellë trofe për skuadrën e tij.

 

Related posts

Kontaktet me Barcelonën, Gremio i vendos çmimin Arthurit

Q.Autor

Juventusi bën presion për transferimin e Darmianit, kërkon me ngulm ta rikthejë në Itali

Q.Autor

PO NDODH/ Tifozët e PSG-së e presin në aeroport, Messi mer rreze në pishinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment