Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Juventus nxjerr në shitje dy lojtarë, kthen sytë nga klubi i Premier…

Me Sarrin apo pa të në pankinë, Juventusi është e destinuar të ndryshojë në sezonin që vjen.

Siç raporton “Sky Sport”, bardhezinjtë kanë vendosur, që ndryshimin ta nisin duke shitur dy lojtarë. Kanselo dhe Manxukiç, do të jenë dy lojtarët e sakrifikuar të “Zonjës”.

Për mbrojtësin portugez, Siti dhe Junajtid janë gati të japin 60 milionë euro, pra 20 milionë euro më shumë, nga sa e ka blerë Juventusi.

Kështu skuadra torineze do të kthejë sytë nga Totenhemi dhe do të rrëmbejë mbrojtësin anglez Kieran Tripier. 25-vjeçari është një “xhol”, i cili luan në krahët e mbrojtjes, por edhe në mesfushë.

Nga ana tjetër Dortmundi është e interesuar për Manxukiçin dhe ofron jo më pak se 15 milionë euro. Zëvendësuesi i tij do të jetë ose Higuain ose Ikardi, por opsioni i dytë kërkon një çmenduri në merkato.

Pritet me interes të madh se çfarë do të ndodhë me stolin e Juves dhe më pas me lojtarët e saj, pasi çdo gjë ka mbetur pezull.

Related posts

RONALDO si i “çmendur”/ Shikoni si TALL KEQ gazetarin në transmetim direkt (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDALET E BUJSHME/ Sporti shqiptar në 2019!

Delo.autor

BEFASI NË MADRID/ Celta Vigo surprizon Realin me këtë gol (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment