Futboll Seria A Sport

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta gati 133 milionë euro për 4 lojtarë, ja emrat

Vetëm pak ditë më parë në pankinën e Interit u zyrtarizua Antonio Konte dhe drejtuesit kanë vendosur që tia plotësojnë të gjitha dëshirat teknikut italian.

Suning janë shprehur se Konte është një trajner fitues dhe ne do t’i krijojmë atij një skuadër fituese.

I pari në listën e zikaltërve është Romelo Lukaku i cili prej kohësh e ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Konte-n. Problem është çmimi i tij i lartë prej 80 milionë euro, por zikaltërit mund të arrijnë një marrëveshje duke futur ndonjë lojtar në tratativa, ose të provojnë ta marrin për rreth 60 milionë euro.lukaku

I dyti është Valentino Lozaro i cili aktivizohet tek Hertha Berlin. Për mesfushorin 24-vjeçar Inter pritet të paguajë rreth 20 milionë euro në arkat e klubit gjerman.valentino-lazaro-1507202091-12190

I treti është Nikolo Barela, për të cilin, Kaljari kërkon 50 milionë euro por mund të arrihet një marrëveshje për rreth 40 milionë euro.Nicolo-Barella

Dhe i fundit por jo nga rëndësia është Edin Xheko, për të cilin zikaltërit janë shumë afër një marrëveshje për 13 milionë euro.

Related posts

RIKTHEHET LIGA E KOMBEVE/ Këto janë ndeshjet e sotme, ja SUPER përballja

Isa.Autor

ÇFARË PO NDODH? Paul Pogba thërritet në Parlamentin e Britanisë së Madhe për të dhënë dëshmi

F.autor

SKANDALI NË BOTËRORIN 2022/ Futbollisti luajti me doping dhe i shënoi dy gola Ukrainës. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment