Futboll Sport

HOLANDË-ANGLI SHKON NË SHTESË/ 30 minuta emocione për finalen e Ligës së Kombeve

Në “Estadio D. Afonso Henriques” të Guimaraes po luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve mes Holandës dhe Anglisë.

Koha e rregull mbyllet në barazim 1-1 dhe për të përcaktuar finalistin duhen luajtur edhe 30 minuta shtesë (2 pjesë nga 15 minuta lojë).

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Anglisë, me golin e shënuar në minutën e 32-të me penallti nga Rashford.

Në pjesën e dytë barazon Holanda. De Ligt shënon me kokë nga një goditje këndi në minutën e 73-të.

Barazim 1-1 dhe me këtë rezultat mbyllet koha e rregullt, çka i detyron ekipet të luajnë edhe kohët shtesë për biletën e finales.

Related posts

DERBI TORINEZ/ Maxi Lopez paralajmëron Juventus-in: Nuk mund ta bëjë një gjë të tillë

Delo.autor

Sean Cox, tifozi i Liverpoolit në gjendje të rëndë shëndetësore

Sadik.Autor

PËRGATITET PËR DY ÇMIME PRESTIGJOZE/ CR7 befason: E dua ende futbollin, por më mungojnë dy gjëra…

Delo.autor

Leave a Comment