Futboll Premier League Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Guardiola e bën të qartë: Nuk ka vend më të mirë se…

Në një komunikim nga profili zyrtar në Twitter i Manchester Cityt, trajneri Pep Guardiola i ka dhënë fund çdo paqartësie në lidhje me të ardhmen e tij.

“Unë mendoj se nuk ka vend më të mirë për të drejtuar se Anglia. Kam drejtuar në Spanjë dhe në Gjermani, nuk e di si do të ishte në Itali, por mendoj se është një situatë e njëjtë si Spanja. Në vende të tjera tifozët të vërshëllejnë në qoftë se nuk fiton, këtu janë gjithmonë në anën e skuadrës dhe janë të gëzuar edhe kur nuk fiton. Unë kam një fanellë blu, unë jam një prej jush”, deklaron Guardiola, duke bërë në një farë mënyre të ditur se nuk do të shkojë te Juventusi që e kërkon, por do të qëndrojë te City.

Related posts

DEL VIDEO/ Sadio Mane lojtar dhe njeri i madh, ndihmon punonjësin gjatë grumbullimit me Senegalin

F.autor

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ Shpejtësi marramendëse vrastare, Gjasula befason në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Rikthehet shtetrrethimi: Elbasan Arena gjithnjë e më i shkretuar

Isa.Autor

Leave a Comment