Futboll Shqipëri Sport

ARRIHET AKORDI/ Eros Grezda zyrtarizohet në klubin e ri. Sulmuesi ndryshon edhe numrin e fanellës

Eros Grezda ka nisur një etapë të re në karrierën e tij, teksa ka vendosur që të përjetojë një eksperiencë të re në kampionatin hungarez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, është zyrtarizuar sot si pjesë e ekipit të Zalaegerszeg në kampionatin hungarez.

Klubi ka bërë të ditur se ka siguruar firmën për një vit të futbollistit, me formulën e huazimit nga skuadra e Osijek, që zotëron kartonin e lojtarit. Grezda është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gabor Boer, ndërsa në klubin e ri ka vendosur që të ndryshojë numër fanelle duke kaluar nga 11-a e preferuar, te 14-a.

Për Grezdën kështu nis një aventurë e re, pas dy vitesh shumë të turbullta te Osijek, ku problemet në fushën e lojës dhe jashtë saj, si dhe dëmtimet, bënë që sulmuesi të humbte edhe vendin në rreshtimin e skuadrës kroate dhe të kalonte më shumë kohë në pankinë e tribunë.

Related posts

NUK DI TË NDALET/ “Pleshti” merr ekipin përdore, “Tërbohet” komentatori (VIDEO)

Delo.autor

Del Piero e kritikon Buffonin: “Do ta kuptojë se gaboi rëndë për gjyqtarin”

Sadik.Autor

E KONFIRMON TRAJNERI/ Mesfushori i Inter dëshiron rikthimin tek klubi tjetër i Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment