Futboll Sport

HUMBJA E ARGJENTINËS NË COPA AMERICA/ Falcao del në mbrojtje: “Pleshti” kritikohet më shumë sepse…

Falcao i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit.

Pas humbjes së Argjentinës 2-0 nga Kolumbia, Lionel Messi u kryqëzua nga mediat të cilat e kritikuan për paraqitjen në ndeshjen e parë në Kupën e Amerikës.

Sipas Falcao, Messi do të kritikohet gjithmonë, luajti mirë apo keq, sepse është futbollisti më i mirë në botë.

“Nëse Messi shënon një gol do t’i kërkojnë dy nga ai. Nëse shënon nga gjuajtja e lirë, do të thonë kundërshtarët nuk ishin rreshtuar mirë. Nëse Argjentina humb, do të flitet se është faji i tij. Ky është çmimi që ai duhet të paguajë si lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Falcao.

Messi ka zhvilluar një ndër sezonet më të mira në karrierë me Barcelonën, ku fitoi La Ligan.

Ai e mbylli sezonin 2018/19 me 51 gola në 50 paraqitje si dhe ka dhuruar 22 asistime.

Related posts

TRANSFERUAN KEITAN/ INTERIT i TREMBEN të gjithë me këtë SUPER formacion

Isa.Autor

“DO T’I ÇOJ NË…”/ Ish-e dashura e CR7 blen një skuadër futbolli dhe bën premtimin e madh

Delo.autor

Dy SUPERSFIDA për ditën e sotme në Superligë, zbuloni skuadrat që zbresin në fushën e blertë

Isa.Autor

Leave a Comment