Futboll Seria A Sport

INSISTON SE ISHTE SEZON I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo e fut veten në debatin për “Topin e Artë”, ja lista me sukseset e tij

Lojtari portugez ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ një listë me të arriturat e tij gjatë këtij sezoni, duke insistuar se ishte sezon i jashtëzakonshëm për të.

Ronaldo dhe Juventus dështuan në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar nga Ajax Amsterdam në çerekfinale, por ‘Zonja e vjetër’ pati edhe disa të arritura.

Në postimin e tij në ‘Instagram’, Ronaldo ka pasur fokusin tek të arriturat individuale, duke i listuar ato si më poshtë.

“Personalisht, unë kurrë nuk do t’i harrojë momentet e mira dhe rekordet e vendosura. Deri më tani në 2019 kam arritur: Golin e fitores në Superkupën e Italisë,

Triumfin në Serie A,

Lojtari më i mirë në Serie A (21 gola);

Het trikun dhe triumfin në Ligën e Kombeve,

Lojtari i parë që shënon 100 fitore dhe 125 gola në Ligën e Kampionëve

Lojtari i parë që fiton 10 trofe të UEFA

Lojtari i parë që shënon në të gjitha garat ndërkombëtare (fazat finale)

Lojtari i parë që shënon 10 edicione radhazi në fazat finale (niveli me kombëtare)” ka shkruar Cristiano në “Instagram”.

Ronaldo nga edicioni i ardhshëm do të punojë me një trajner të ri, që me gjasë do të jetë Sarri, pasi skuadra dhe Massimiliano Allegri kanë ndarë rrugët.

Related posts

Fillon numërimi mbrapsht, ja kur MBYLLET MERKATO në ligat kryesore të Europës

Isa.Autor

NUK PARAQITET NË GRUMBULLIMIN E EGJIPTIT/ Dëmtohet Mohamed Salah, ja sa do të mungojë

Delo.autor

CHAMPIONS/ Chelsea një test force për Bayern, ja të gjitha parashikimet

Delo.autor

Leave a Comment