Futboll Kombëtarja Sport

“JAM KRENAR ME KËTA SHOKË”/ Granit Xhaka: Ishte e vështirë të luaja kundër kuqezinjve,por nëse…

Prej ditësh, ylli i Arsenalit, Granit Xhaka ndodhet në Kosovë aty ku edhe sot do të zbresë në fushën e blertë për ndeshjen përballë shokëve të Milot Rashicës.

Xhaka ka dhënë një intervistë për mediat në Kosovë, ku ka folur në lidhje me ndeshjen e tij kundër Shqipërisë por edhe për një ndeshje të mundshme ndaj Kosovës.

Kapiteni i Zvicrës u shpreh se ishte mjaft e vështirë të luante kundër kuqezinjve pasi ndihet shqiptar ndërkohë që u ndal edhe te Kosova dhe Europiani.

Xhaka pranoi se mundësitë janë të mira duke shpresuar që Kosova të arrijë në Europian.

“Jam shumë krenar me këta shokë, me këta djem se si janë duke luajtur. Shanset janë të mira, shpresoj të arrijnë atë qëllim për një kualifikim në Europian.

Ka qenë shumë e vështirë të luaja kundër Shqipërisë, por nëse na bie rasti të luajmë kundër Kosovës… është vështirë, shumë vështirë të jap një përgjigje. Prindërit i kam nga këtu, unë kam lindur në Zvicër, por ndjehem shqiptar kështu që të luaj kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë. E kemi detyrë që të luajmë edhe pse do të ishte e vështirë”, tha Xhaka.

Related posts

E BUJSHME/ Dridhet stoli i Low, trajneri i njohur projektohet në krye të Gjermanisë

Delo.autor

Andriy Shevchenko: Roma-Shakhtar është 50-50

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Barcelona është afër transferimit të një talenti, ja sa kushton

Delo.autor

Leave a Comment