Futboll Seria A Sport

JUVENTUS GATI TË “SHPËRTHJË” NË VERË/ Java e goditjeve të mëdha në merkato, ja emrat

Me të zgjidhur tashmë çështja e trajnerit, falë edhe konferencës së parë mediatike të kaluar me sukses nga Maurizio Sarri, java e ardhshme në shtëpinë e Juventus do të jetë totalisht e dedikuar merkatos, edhe për shkak se futbollistët janë ende në pushime, me grumbullimin që do të ndodhë në 10 korrik.

Ka disa tratativa që kanë nisur me kohë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Një javë që pritet të shënojë nënshkrimin e kontratës me Adrien Rabiot, i cili nuk rinovoi me PSG dhe duhet të jetë goditja e radhës me parametra zero për bardhezinjtë.

Ndërkohë që punohet për nënshkrimin me Rabiot, nga një moment në tjetrin mund të regjistrohet largimi i Joao Cancelo që mund të bashkohet me Pep Guardiola te Manchester City, duke bërë që Juventus të arkëtojë jo pak por të paktën 50 milionë euro.

Një shifër koj që do të përdorej përnjëherë për të plotësuar shumën e nevojshme për blerjen e holandezit Matthijs De Ligt nga Ajax.

Mbrojtësi holandez do të ishte goditja e bujshme e merkatos juventuine, një investim i sigurtë për mbrojtjen bardhezi për 10-15 vitet e ardhshme në rolin e tij.

Related posts

NUK E REALIZOI RASTËSISHT GOLIN SPEKTAKOLAR/ Ja si Luis Suarez bëri thembrën e tij vrastare (VIDEO)

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare ish-gjyqtari…

Delo.autor

DERBI/ Skuadrat mbërrijnë në “Selman Stërmasi”, shqetësojnë kushtet atmosferike

Isa.Autor

Leave a Comment