Futboll Seria A Sport

NË SPANJË E BËJNË FAKT TË KRYER/ Ylli i Milan firmos me Atletico Madrid për 50 milionë euro

Atletiko Madrid është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Milanit Alesio Romanjoli. Mbrojtësi i kuqezinjëve ka qenë një pikë kyçe në prapavijën e klubit italian, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

alesio romanjoli

Mes tyre ishte edhe Barcelona, por mesa duket rivali i tyre në La Liga, Atletiko Madrid thuhet se është shumë pranë marrëveshjes. Madje “Don Balon” shkon deri aty sa që e bëjnë fakt të kryer se Romanjoli do nënshkruajë për ekipin që drejtohet nga Simeone javën tjetër. Skuadra e Atletiko Madrid mund ta mbyllë këtë operacion për shifrën e 50 milionë eurove.

25-vjeçari arriti 5 vite më parë tek Milani nga Roma për 25 milion euro. Që kur u transferua tek kuqezinjtë Romanjoli ka luajtur thuajse çdo ndeshje titullar ku grumbullon rreth 200 ndeshje me klubin italian.

Related posts

TMERRI I LOJTARËVE/ Kapiteni i lënduar i Boca Juniors: Menduam se ishim në luftë

Isa.Autor

Pep Guardiola njihet për punën me lojtarët e rinj/ Këta janë 5 talentet premtues të Manchester Cityt

Sadik.Autor

Në Korçë heshtin/ Çfarë po përgatit Ardjan Takaj për Skënderbeun…

Sadik.Autor

Leave a Comment