Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA MBËRRIN NË DURRES/ Izolim total për kuqezinjtë para Moldavisë

Para pak minutash Kombëtarja kuqezi ka mbërritur në Durrës, në resortin “Tropikal”, ku do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e radhës me Moldavinë, që luhet të martën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Atmosfera pas humbjes në Islandë nuk është ajo më e mira dhe nga drejtuesit është kërkuar që ambienti të jetë sa më i qetë. Mësohet se sapo autobusi i kuqezinjve ka shkuar në vendqëndrimin e Kombëtares, është kërkuar që në ambientet e resortit “Tropikal” të mos kishte pushues dhe ata që ishin brenda në atë kohë, duhej të dilnin jashtë.

Nuk dihet nëse është një vendim i drejtuesve të FSHF-së apo një kërkesë e trajnerit Edi Reja, por është e qartë se kuqezinjtë duhet të jenë “të izoluar” në këto moment për t’u çlodhur fillimisht dhe për t’u përgatitur si duhet për ndeshjen e radhës në grup.

Shqipërisë i duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Moldavisë për të mbetur brenda objektivit të eliminatoreve të Europianit 2020.

Related posts

Andre Silvës bën Gattuson të ‘fluturojë’

Q.Autor

NIS PROÇESI TEK REAL MADRID/ Tri minutat e Florentino Perez në dhomat e zhveshjes

Delo.autor

LIVE/ Musa SPEKTAKOLAR, sulmuesi Nigerian shënon GOLIN e Botërorit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment