Futboll Sport

KUALIFIKUESET “EURO 2020” U-21/ Spanja gjen fitoren e parë në grup

Pas humbjes në sfidën debutuese të Europianit U-21 përballë Italisë, Spanja ka gjetur edhe fitoren e parë në grup, teksa mposhti mes vështirësish Belgjikën, me rezultatin 2-1.

Në sfidën e zhvilluar në “Mapei Stadium”, në Reggio Emilia, spanjollët kaluan në avantazh që në minutën e 7’, pas golit të shënuar nga mesfushori 21-vjeçar i Dinamos së Zagrebit, Dani Olmo.

Megjithatë reagimi i belgëve ishte i shpejtë dhe në minutën e 24-t shënoi mbrojtësi i Anderlechtit Sebastian Bornauw, duke rikthyer baraspeshën 1-1.

Goli i fitores për Spanjën erdhi vetëm në minutën e 89’, kur fantazisti i Realit të Madridit Ceballos shërbeu saktë për mesfushorin e Villarealit, Pablo Fornals dhe ky i fundit arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Me këtë fitore Spanja ngjitet në kuotën e 3 pikëve, po aq sa edhe Itali e Polonia, ndërsa Belgjika mbetet në vendin e fundit me 0 pikë në dy ndeshje.

Related posts

SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria me fat, Kosova “peshkohet” nga Austria! Përballje epike në Grupin A me Italinë dhe Gjermaninë

F.autor

NGA ANGLIA NË TAJLANDË/ Leicester udhëton 10 mijë km për funeralin e presidentit

Isa.Autor

“KOHA PËR T’U ZGJUAR”/ Ultrasit e Tiranës shtangin në mes të natës Crvena Zvezdën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment