Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Kërkohen 4 ndërprerje, për shkak të temperaturave të larta

Ka startuar dje edhe edicioni i 32-të i Kupës së Afrikës, një kompeticion që po zhvillohet në Egjipt dhe do të zgjasë deri më 19 korrik, kur edhe do të kurorëzohet fituesi.

Megjithatë që ditën e parë kanë nisur ankesat, pasi temperaturat në Egjipt janë tej mase të larta dhe shkojnë deri në 40 gradë, ndërsa rrezikohet shëndeti i futbollistëve.

Aktualisht organizatorët kanë vendosur që ndeshja të ndërpritet në minutën e 30’ dhe 70’, që lojtarët të freskohen dhe të pinë ujë, por unioni i futbollistëve ka kërkuar 4 pushime.

Sipas propozimit të tyre, ndeshja duhet të ndërpritet në minutat 15’, 30’, 60’ dhe 75’, me qëllim që lojtarët të freskohen dhe të konsumojnë ujë, për të shmangur dehidratimin.

Në orët në vijim pritet që kërkesa të shqyrtohet nga drejtuesit e futbollit në kontinentin e Afrikës dhe të merret një vendim final.

Related posts

“I THASHË JO INTERIT”/ Leao rrëfen prapaskenën e bujshme: Doja vetëm Milan-in

F.autor

NAPOLI-INTER/ Conte synon të rikthehet në krye të renditjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“DRITË JESHILE” NGA GENOA/ “Kuqezinjtë” parakalojnë Realin për Piatek! Ja formula e duhur

Delo.autor

Leave a Comment