Futboll Sport

KUPA E EUROPËS/ Nis aventura e 8 ekipeve shqiptare, sytë të gjithë nga Feronikeli

Janë 8 klube shqiptare që do të marrin pjesë këtë verë në Kupat e Europës, 4 janë nga Shqipëria (Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi), 2 nga Kosova (Feronikeli, Prishtina) dhe 2 nga Maqedonia e Veriut (Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi).

Kampionia e Kosovës dhe fituesja e Kupës, Feronikeli, është skuadra e parë shqiptare që e nis aventurën në Europë dhe e fillon nga gjysmëfinalja e turit paraeliminator të Championsit.

Ky raund zhvillohet me sistem grumbullimi dhe këtë vit luhet në Prishtinë.

Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohen dy ndeshje gjysmëfinale.

Në orën 15:00 zhvillohet ndeshja Tre Pene (San Marino)-Santa Koloma (Andorrë), ndërsa në orën 20:45 do të luhet sfida Feronikeli-Linkoln Red Imps (Gjibraltar).

Fituesit e dy çifteve më 28 qershor do të luajnë finalen, ku përcaktohet ekipi që kalon në turin e parë të Championsit.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Eibar në “Camp Nou”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Alisson arrin marrëveshjen, zbuloi klubin e ri të portierit brazilian

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United ofroi 98 milionë euro, Sancho preferon kalimin tek…

Delo.autor

Leave a Comment