Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Rikthim i bujshëm i Buffon tek Juventus, ja çfarë mungon

Një rikthim i bujshëm në radhët e Juventusit; Gianluigi Buffon mund të vishet sërish bardhezi.

Tratativat duken në një fazë tepër të avancuar, mesa duket se është gjetur akordi dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane e vetmja gjë që pritet është firma midis palëve.

Nuk do të jetë titullar, por portier i dytë në radhët e kampionëve të Italisë.

Buffon e mbylli aventurën e tij me PSG-në dhe që prej atij momenti në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga e gjithë bota.

Në radhët e Juventusit momentalisht nuk e kanë një portier të dytë, pasi Matia Perin është operuar në pjesën e shpatullës dhe të paktën deri në tetor ai nuk do të jetë i gatshëm.

Bardhezinjtë nuk mund të qëndrojnë pa një portier të dytë, ndërkohë nga ana tjetër Perin në momentin kur të jetë i gatshëm nuk dëshiron më të qëndrojë si rezervë, ndaj pritet që të transferohet te Roma.

Rikthimi i Bufffon do t’i shërbente shumë Juventusit, pasi dihet pesha që ka gardiani tek skuadra, madje do të ishte një ndihmesë akoma edhe me e madhe edhe për trajnerin Sarri.

Në Itali, të gjithë e japin si të sigurt, Buffon shumë shpejt do t’i ribashkohet “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Tifozët e Juventusit “shpërthejnë“ ndaj trajnerit: Zhduku që këtu…

Delo.autor

NË FUSHË PËR FITORE/ Sylvinho nuk ndryshon ndaj Gjeorgjisë, ka vetëm një dilemë

F.autor

E PAPRITUR/ MANDZUKIÇ largohet nga skuadra, sulmuesi befason me vendimin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment