Futboll Sport

FLET PËR FITUESIN E 5 HERË TË “TOPIT TË ARTË”/ “Fenomeni” thur elozhe: “Pleshti” ka lindur për të argëtuar njerëzit…

Në një intervistë të dhënë, Ronaldo “Fenomeni” ka folur rreth Copa America, Lionel Messit, dhe rivalitetit që ekziston mes Argjentinës dhe Brazilit.

Ronaldo i ka thurur një sërë komplimentesh yllit të Barcelonës, madje kritikat ndaj pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për performancën në Copa America, ai i cilëson si të panevojshme.

“Si fillim dua ta uroj Messin pasi ka patur ditëlindjen, çfarë mund të them unë për të? Që dua të shoh të luajë futboll edhe për shumë vite. Besoj që Messi është një futbollist i cili ka lindur për të argëtuar njerëzit me ato që bën në fushë. Është i padrejtë krahasimi që i bëjnë atij kur luan me Barcelonën dhe Argjentinën. Ai stërvitet shumë me Argjentinën dhe jam i bindur se është gati të japë edhe me shumë nga sa mundet për këtë skuadër. Në moshën 32-vjeçare ai mund të refuzonte të luante në Copa America, por jo nuk bëri një gjë të tillë”, tha ish-sulmuesi.

Përsa i përket Copa America, Ronaldo është ndalur te rivaliteti që ekziston mes Argjentinës dhe Brazilit. Ronaldo është i mendimit se rivaliteti që kanë këto dy kombëtare i bën mirë, pasi i shtyn të japin maksimumin.

“Mendoj se Argjentina dhe Brazili kanë zhvilluar ndeshje të mira në Copa America, rivaliteti që kanë mes tyre i shtyn që të japin maksimumin, duke tentuar gjatë gjithë kohës të shfaqen më mirë se kundërshtari. Mendoj se rivaliteti që kanë në futboll këto dy skuadra i bën mirë atyre. Rivaliteti mes Argjentinës dhe Brazilit është vetëm në sport, pasi mes dy popujve ka një raport mëse normal”, përfundoi “Fenomeni”.

Related posts

(FOTO) Në Angli përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste, ja përballja e madhe

Q.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Shënon eurogol, lojtari i Kombëtares ka një dedikim: Për ty, Nëna Shqipëri!

Delo.autor

PUBLIKOHET KALENDARI DHE DATAT/ Mësoni përballjet në Kategorinë e Parë për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment