Champions League Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Finalja Liverpool-Tottenham. Mbyllet pjesa e parë, ja rezultatet

Madridi bëhet sot kryeqyteti i Evropës. Në “Wanda Metropolitano” do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve mes dy klubeve angleze Liverpool dhe Tottenham.

Askush nuk e mendonte në fillimin e kompeticionit që do të ishin këto dy ekipe ato që do të diskutonin këtë finale, por futbolli vërtetoi edhe njëherë se është i paparashikueshëm.

Finalja e sotme do të jetë përballja e dy trajnerëve, Mauricio Pochettino e Jurgen Klopp. Trajneri argjentinas luan finalen e tij të parë në këtë eveniment, ndërsat Klopp, trajneri gjerman luan finalen e tij të tretë në karrierë në Champions.

Formacionet zyrtare:

Totenhem (4-2-3-1): Loris; Tripie, Alderueireld, Vertongen, Rouz; Uinks, Sisoko; Son, Eriksen, Alli; Kejn.
Trajner: M. Poçetino

Liverpul (4-3-3): Alison; Aleksander-Arnold, Matip, Van Dajk, Robertson; Fabinjo, Henderson, Vijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Trajner: J. Klop

————————————————————–

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0

Minuta 45′- Eriksen humbet nje mundesi te mire per te barazuar rezultatin, por goditja e tij perfundon mbi kuadrat

Minuta 38′- Hugo Lloris shpeton Tottenhamin nga pesimi i golit te dyte pas nje goditje te rrezikshme nga ana e Robertson

Minuta 17′- Vijnaldum i afrohet golit te dyte per Liverpulin, por topi i goditur prej tij perfundoi ngjitur me shtyllen pingule

Minuta 8′- Sisoko tenton te befasoje porten e Alisson me nje goditje nga distanca por pa rrezikshmerine e duhur, pasi topi i goditur prej tij perfundoi mbi kuadrat

GOL! Nis ne menyre te mrekullueshme ndeshja per Liverpulin qe kalon ne avantazh me ane te Salah qe shenoi nga pika e bardhe e 11 metershit

Nis ndeshja me topin e pare te luajtur nga qendra nga lojtaret e Liverpulit

Mbahet  1 minute heshtje pas ndarjes nga jete te lojtarin Reyes

Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere fantastike te krijuar nga ana e te dyja tifozerive

Te dyja skuadrat zbresin ne fushen e lojes

Spektakolare atmosfera e krijuar perpara finales se Championsit ne stadiumin  “Wanda Metropolitano”

Related posts

VLERSIMI/ Prestigjiozja britanike: Kombëtarja e Kosovës, ose “Brazili i Ballkanit”

Isa.Autor

“ARMENËT NUK LANË HAPËSIRA”/ Mancini flet pas ndeshjes: Kartoni i kuq na penalizoi, pasi…

Delo.autor

KUQEZINJTË NË FESTË/ MILANI gjen një objektiv të ri në merkato, piketon TALNETIN holandez

Isa.Autor

Leave a Comment