Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Islandë-Shqipëri. Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0

Kombëtarja Shqiptare do të luajë sot  në transfertë, në Reikjavik, kundër Islandës, në sfidën e tretë eliminatore të Europianit 2020, teksa në stol do të debutojë trajneri italian Edi Reja.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim të pozicionuar në vendin e tretë, me 3 pikë, pas një humbjeje ndaj Turqisë në Shkodër dhe një fitoreje në transfertë ndaj Andorrës, ndërsa po kaq pikë ka edhe Islanda, pas dy ndeshjeve të para.

Në këtë përballje Shqipëria do të syojë që të marrë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europian.

Formacionet zyrtare:

Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.

Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj.

—————————————————————-

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0

Minuta 40′- Shqiperia eshte hedhur ne gjysmefushen e Islandes duke rritur presionin, por pa rezultat

Minuta 29′- Kunderpergjigjet menjehere Islanda qe shperdoron nje rast flagrant per te barazuar shifrat me Arnason, qe ne qender te zones e dergon topin mbi kuadrat

Minuta 27′- Nje mundesi e mire per Shqiperine per te barazuar shifrat me Dermakun, i cili godet por topi perfundon ne kendore

GOL! Na ndeshkon Islanda me ane te Gudmuson pas nje gabimi ne mbrojtjen tone duke e derguar topin ne fund te rrjetes

Minuta 12’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë që sulmon në krah. Xhaka kroson ulët në zonë ku gjenden Balaj dhe Cikalleshi por asnjëri nuk arrin të godasë

Minuta 3′- Elseid Hysaj krijon rastin me te mire per te kaluar ne epersi kuqezinjte, duke goditur mjaft bukur brenda zones, por Haldorson ben mrekulline me pritjen e tij

Nis ndeshja me topin e pare te luajtur nga qendra nga ana e skuadres se Islandes

Related posts

VERON “FLAK” MESSIN/ Varësia nga “PLESHTI” po i shkakton dhimbje Argjentinës

Isa.Autor

KLUBI I SERIA A BËHET ME PRONAR TË RI/ Miliarderi italo-amerikan blen aksionet

F.autor

Hysaj gjithmonë e më larg Italisë/ Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment