Sport Të tjera

Majlinda Kelmendi, e arta shqiptare në Olimpin e Europës

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Europiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Në kategorinë e peshës deri në 52 kg, ajo ka triumfuar në finale ndaj ruses, Natalia Kuziutina. Xhudistja shqiptare i ka shtuar në këtë mënyrë koleksionit të saj si Kampione Olimpike, Kampione Bote dhe Kampione e Europës edhe një trofe tjetër.
Nora Gjakova, një tjetër xhudiste shqiptare ka fituar medaljen e argjendit në këto Lojëra në kategorinë e peshës deri 57 kilogram.
Kosova përfaqësohet në këtë event, me 12 sportistë. Edhe Shqipëria ka ekipin e saj në këtë aktivitet të cilët po garojnë në sportet e boksit, çiklizmit, mundjes, xhudos dhe qitjes.

/Marrë nga Alfred Pez@ blogu personal

Related posts

ZGJEDHJET TEK BRCELONA/ Kandidati për president: Duhet prishur “Camp Nou” dhe ndërtuar stadium i ri me…

Delo.autor

TREGON ANEKDOTËN ME CAPELLON/ Ancelotti: Edhe unë zemërohesha kur më zëvendësonte

Delo.autor

Shvajnshtaiger-Materaci, plas sherri pas humbjes së Gjermanisë

Sadik.Autor

Leave a Comment