Futboll Seria A Sport

DOUGLAS COSTA NË “RËNIE TË LIRË”/ E ardhmja e lojtarit të Juventus vendoset me një telefonatë

Duglas Costa kaloi një sezon shumë të vështirë mes penalizimeve, dëmtimeve dhe një marrëdhënie dukshëm të komplikuar mes tij dhe ish-trajnerit Masimiliano Alegri. Megjithatë tashmë me ardhjen e Mauricio Sarrit, duket se situata për brazilianin ka ndryshuar, teksa trajneri i ri i bardhezinjve në konferencën për shtyp të prezantimit u shpreh se sulmuesi ende nuk ka nxjerrë në pah më të mirën e tij.

Ndërkaq, për të qartësuar të ardhmen do të ketë një bisedë telefonike mes Kostës dhe trajnerit Sarri. Lojtari me shumë mundësi do të shprehë vullnetin për të qëndruar, ndërsa tekniku do t’i shpalosë planet e tij teknike dhe rolin që do t’i besojë në fushë, njëjtë siç veproi edhe me Kristiano Ronaldon.

Tashmë, mbetet në dorën e drejtuesve të ‘Zonjës së Vjetër’ nëse do të konsiderojnë ofertat e merkatos për Kostën, pasi për lojtarin ka një interesim të lartë nga skuadrat angleze, teksa disi i tërhequr qëndron edhe klubi i PSG.

Related posts

Zidane krahason Asension me Messin/ Është një djalë i talentuar

Sadik.Autor

SUPERIORE/ Tirana shkon si kryesuese dhe +7 në derbi, shikoni si ndryshon renditja…

Delo.autor

E BUJSHME/ Refuzoi Shqipërinë për t’u bërë lojtar i madh në Europë, ja ku ka përfunduar Durmishaj…

Delo.autor

Leave a Comment