Futboll La Liga Sport

ZBARKIMI I GRIEZMANN TEK BARCELOONA/ Presidenti i La Ligas hedh “bombën”:Mund të bllokohet…

Kalimi i Antonie Griezmann nga Atletico Madrid-i te Barcelona mund të bllokohet.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka folur në lidhje me kërkesën e Atletico Madrid-it për të anuluar transferimin e sulmuesit francez drejt “Camp Nou”.

Kryeqytetasit pretendojnë se marrëveshja mes palëve është arritur para datës 1 korrik kur klauzola e francezit nga 200 milionë euro ulej në 120 milionë euro.

“Mund të bllokojmë transferimin e Griezmannit.

“La Liga duhet të vendosë se çfarë vendimi të marrë. Atletico akuzon Barcelonën për kalimin e Griezmann-it në Katalunja. Ka një ekip që është vënë në lëvizje për të kuptuar dhe marrë vendimin në lidhje me çështjen”, – tha Tebas.

Related posts

“COPA DEL REY”/ Benzema shkëlqen me dopietë, Real Madridi kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

E BUJSHME/ Neymar telefonon kampionin e Botës, e fton te PSG-ja

Isa.Autor

“THE BEST AWARDS”/ Lionel Messi shpallet më i miri, mposht CR7 e Van Dijk. Ja të gjitha çmimet e mbrëmjes

Delo.autor

Leave a Comment