Moto GP Sport Të tjera

“MOTO GP”-ÇMIMI I MADH I ITALISË/ Garë spektakolare në Mugello, fitore e madhe e këtij piloti (FOTO)

Në garat e MotoGP në Mugello feston Ducati. Fitore e madhe e Danilo Petruccit në garën e shtëpisë, me pilotin italian të Ducatit që regjistroi suksesin e parë sezonal në një garë vërtetë spektakolare.

Një betejë treshe sh nga fillimi deri në fund mes Petruccit, Marquez dhe Doviziosos, që u fitua pikërisht nga i pari, i cili përfitoi nga një kontakt në xhiron e fundit mes dy rivalëve për titull, Marquez dhe Doviziosos, duke i parakaluar të dy për të marrë kreun të cilin e kishte mbajtur për pjesën më të madhe të xhirove.

Pikërisht Marquez dhe Dovizioco kompletuan dy shkallët më të ulëta të podiumit, ndërkohë që surpriza e këtij sezoni Alex Rins u kënaq me vendin e 4-t.

Garë e dështuar për Valentino Rossin, që e nisi nga vendi i 18-të dhe u rrëzua kur kishte kaluar gjysma e xhirove.

Megjithatë nga triumfi i Danilo Petruccit, përfitoi Marquez që me vendin e dytë e thelloi në 12 pikë avantazhin në klasifikimin e përgjithshëm ndaj ndjekësit më të afërt Andrea Dovizioso.

 

Related posts

LIVE SUPERIORJA/ Bylisi manita ndaj Flamurtarin, Vllaznia shënon të dytin. Ja rezultatet

Delo.autor

ZYRTARIMI I “DIVORCIT” INTER-CONTE/ Reagon klubi “Zikaltër”: Njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për…

Delo.autor

Hamsik i jep zemër Napolit: Ronaldo te Juventusi? Një i vetëm nuk fiton dot…

Isa.Autor

Leave a Comment