Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez i pari në Barcelonë, përfiton nga aksidenti i Lorenzos

Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës, i shtati për këtë Botëror në Moto GP.

Piloti spanjoll i Hondës e kaloi i pari vijën e finishit, duke i paraprirë francezit Fabio Quartararo të Yamahas dhe Danilo Petrucciit të Ducatit. Vendi i katërt i përket Alex Rins.

Një fitore e lehtë për Marquez, falë një gabimi të rëndë të Jorge Lorenzos, që nxori nga gara që në xhirot e para tre protagonistë të rëndësishëm: Andrea Dovizioson, Valentino Rossin dhe Maverick Vinales.

Spanjolli nuk arriti ta kontrollonte motorin e tij në kthesë në xhiron e dytë, duke përfshirë në aksident edhe tre pilotët e tjerë, që u detyruan të tërhiqeshin.

Marquez me këtë sukses në Barcelonë arrin të kryesojë bindshëm me 140 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga Dovizioso, që mbetet me 103 pikë, 2 pikë më shumë se Rins.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Aston Villa-Liverpool. Rezultati 7-2

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Tifozi hyn në fushë dhe dhuron “shfaqje”… NUDO (FOTO)

Isa.Autor

LARGOHET NGA JETA E LUKSIT/ Ylli i Romës kap stekën e lavazhit dhe lan “Range Rover-in” në rrugë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment