Futboll Seria A Sport

NË MËGJES BANKIER, PASDITE SI TRAJNER I EKIPIT AMATOR/ Ja pse Sarri braktisi kostumin për tutat

“Kam zgjedhur si zanat të vetëm atë që do të kisha bërë falas… Kam luajtur, stërvis prej një jete, nuk jam këtu rastësisht. Më thërrasin ende ish-nëpunësi. Sikur të jetë faji im që kam bërë tjetër gjë në jetë veç futbollit”…

Eshtë viti 1990 dhe 40 km larg Firences, në Stia (rajoni i Toskanës) një trajner i ri në moshë ka marrë drejtimin e skuadrës që mban të njëjtin emër me qytezën. Përpara se të ulet në pankinë, luante në fushë për pasion. Çdo ditë 80 km me makinë për të mos humbur stërvitjet, ndërsa problemet fizike me gjunjët e detyrojnë shpesh të qëndrojë jashtë.

Stia luan në Seconda Categoria (niveli i pestë i futbollit në Itali). Të gjithë kanë një punë të parë dhe topin thjesht një hobi, nga i cili nuk nxjerrin asnjë thërrime… Rezultatet e dobëta bëjnë që presidenti i klubit të largojë trajnerin, ndërsa Vanni Bergamaschi (mik i tij i ngushtë) i këshillon: “Të na drejtojë Maurizio!”.

Sarri është nëpunës banke te “Montepaschi di Siena” dhe fiton goxha. Në mëngjes në zyrë, pasdite në fushë. Nga kostumi te tutat dhe cigaret e njëpanjëshme. Edhe kafen e konsumon me gotë plastike në fushë… Qarkullon ende një legjendë se të dhënat për trajner i kishte edhe si futbollist jo profesionist: 33 skema në goditje standarte! Të gjitha të përpiluara vetë.

Luante mbrojtës, por ishte i ashpër dhe studionte zonën e tij. Kështu, nis hobin e tij si trajner, duke stërvitur disa skuadra të kategorisë së pestë, duke studiuar kundërshtarët çdo javë si “maniak”, deri në vitin 1999, kur vendos të lërë zanatin si bankier dhe të nisë të mendojë se tashmë rroga e tij do të rrjedhë nga futbolli…

Bankieri që udhëtonte në Europë me kostum, tani udhëton me ekipet e futbollit.

Nga Sansovino te… Juventusi, në mes trampolina te Empoli nga Serie B dhe Serie C, por sidomos Napoli. Një Europa League me Chelsean (trofeu i dytë në karrierë dhe i pari “serioz”, pas Kupës në Serie D me Sansovino) dhe zyrtarizimi te pankina e klubit më të rëndësishëm italian për trofe të fituar brenda kufinjve…

Related posts

“LUFTA” PËR HAALAND/ Norvegjezi përplas Barcelona dhe Real Madrid, Perez me mision të fshehtë

Delo.autor

MUNDI ARSENALIN/ GUARDIOLA: Do ta mbrojmë TITULLIN kampion, jemi SUPERIOR

Isa.Autor

REFLEKTON INTERI/ Lukaku fut në mendime drejtuesit, huazimi nuk është më i sigurt

F.autor

Leave a Comment