Futboll Sport

NË PRAG TË NISJES SË EDICIONIT TË 32/ Kameruni bojkoton Kupën e Kombeve të Afrikës, ja shkaku befasues

Edicioni i 32-të i Kupës së Kombeve të Afrikës është në prag. Të premten turneu duhet në ngrejë siparin. Gjithçka është thuajse gati.

Por, Kameruni, që sot duhej të fluturonte drejt Egjiptit, ku do të zhvillohet turneu, ka mbetur në shtëpi.

Arsyeja? Federata e Futbollit të Kamerunit ka ngrirë bonuset e pjesëmarrjes për lojtarët, të cilët kanë reaguar duke refuzuar nisjen për në Egjipt.

“Luanët e Pamposhtur” janë në “grevë” për shkak të mosdhënies së një bonusi prej 30 mijë eurosh nga Federata.

Clarence Seedorf, trajneri aktual i Kamerunit, mësohet se ka ngarkuar sulmuesin veteran Samuel Eto’o për të negociuar me futbollistët dhe zgjidhur situatën.

Për momentin, kjo lëvizje nuk ka patur rezultatet e pritshme e për rrjedhojë pjesëmarrja e Kamerunit në këtë aktivitet është në rrezik serioz, sepse çdo përfaqësuese pjesëmarrëse duhet të paraqitet në vendin organizator 5 ditë para fillimit të turneut.

Koha kalon dhe ndeshja e parë e Kamerunit kundër Guinea-Bissau është në program të martën e ardhshme.

Related posts

(VIDEO) Zhbllokohet sfida, Bonaventura kalon Milanin në epërsi ndaj Bolognas

Q.Autor

MBROJTËSI I MILANIT DREJT LARGIMIT/ Ricardo Rodriguez arrin marrëveshjen me skuadrën turke…

Delo.autor

ËSHTË DREJT ZYRTRIZIMIT ME NAPOLIN/ Pasaporta pengoi Inter dhe Juventus t’a merrnin që 17-vjeç

Delo.autor

Leave a Comment