Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Kapiteni Hysaj: Jemi të gjithë gati si skuadër për të…

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme ndaj Islandës, ku u shpreh:

SITUATA- Besoj që jemi të gjithë gati. Kemi pasur kohë që të punojmë bashkë. Jemi të gjithë gati si skuadër për të luajtur këtë ndeshje.

SKEMA- Besoj që e gjej veten më shumë në krah. Unë jam gati t’i bëj të gjitha pozicionet. E vendos trajneri.

MERKATO- Nuk më shqetësojnë shumë. Kam edhe 2 vjet me Napolin. Tani për tani mendoj vetëm për Kombëtaren. Më pas do mendoj për pushimet.

KUNDËRSHTARI – Islanda është një skuadër shumë e  fortë. Ka lojtarë shumë të mirë, që luajnë në skuadra të mira. Nuk duhen nënvlerësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizje. Do arrijmë të bëjmë diçka të mirë në fushë.

Islanda nuk është si në Europianin e kaluar, ku tregoi që kishte shumë potencial. Na ka dhënë kurajo edhe trajneri. Me ardhjen e tij, ka ndryshuar klima e Kombëtares. Na ka bërë të besojmë që jemi më të fortë. Ndryshe nga Reja.

Related posts

NJËRI LUAN PËR MILANIN TJETRI PËR JUVEN/ LIPPI: E ardhmja e Italisë në këmbët e…

Isa.Autor

TAKIME MIQËSORE/ Argjentina “tregon dhëmbët”, dominon Meksikën në miqësore (VIDEO)

Isa.Autor

ME MASKA NË FUSHË/ Granada stërvitet në “Niko Dovana” para duelit historik ndaj Teutës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment