Futboll Ligue 1 Sport

“XHEVAHIRI” ARRITI AKORDIN ME PARISIENËT/ Ja shuma marramendëse që do përfitojë 16-vjeçari tek PSG

Xavi Simons firmosi një kontratë me ekipin e PSG deri në vitin 2022.

Barcelona kishte gati një ofertë prej 200 mijë eurosh në javë për talentin e saj , por agjenti i lojtarit Mino Raiola, e refuzoi ofertën e klubit katalanas, duke nënshkruar menjëherë një kontratë me ekipin parisien.

Madje, “blaugranët” i kishin  bërë gati Simonsit edhe bonuset që ai do të merrte, ndërsa ishte caktuar që ai të luante me Barcelonën B, por, megjithatë, Raiola i hodhi poshtë të gjitha ofertat, e “mori prej dore” Simonsin, e hipi në avion dhe e çoi në Francë!

16-vjeçari do të fitoji 1 milion euro në sezon tek klubi francez, një shumë që është mbreslënëse për një futbollist të moshës së tij

Transferimi i Simons ishte befasues dhe e thelloi më shumë “armiqësinë” mes Barcelonës dhe PSG-ës.

Related posts

Conte: Kam edhe 18 muaj kontratë me Chelsean, dua t’i respektoj

Q.Autor

Klopp: Salah meriton çmimin si lojtari më i mirë i Premier Ligës

Sadik.Autor

SHKATËRRON GUINGAMPIN/ PSG hakmerret me 9 gola, por ylli përfundon në spital

Delo.autor

Leave a Comment