Futboll Seria A Sport

TENSIONE DHE PËRPLASJE/ Zbulohet pse u largua Diego Costa nga Atletico

Diego Costa kërkoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Atletico Madrid dhe drejtuesit e “Colchoneros” e pranuan kërkesën e sulmuesit. Fakti që ndodhet në vitin e fundit të kontratës ndikoi, teksa 32-vjeçari ka dalë një lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë vetë ekipin e radhës në karrierë.

Një ngjarje që surprizoi tifozët e ekipit që kryeson kampionatin spanjoll të futbollit. Diego Costa theksoi se po e bën këtë veprim për shkaqe familjare, por e vërteta është ndryshe. Atë e zbulon De La Morena, gazetari i El Transistor.

Ky i fundit deklaron se sulmuesi i njohur ka pasur një sherr me Nelson Vives, ndihmësin e Diego Simeones. Situata është tensionuar, ofendimet nuk kanë munguar dhe palët kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë e tillë ka sjellë fundin e aventurës së lojtarit me Atletico Madrid, që ka piketuar Arkadiusz Milik si pasuesin e tij. Akordi me bomberin polak është arritur, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Napolit.

Related posts

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Nderimi për Aguero-n: çmimi prestigjioz do të marrë emrin e tij

Delo.autor

PROTESTOI ASHPËR NDAJ ARBITRIT/ Komisioni i Disiplinës merr VENDIMIN FINAL për GATTUSON

Isa.Autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Shtanget “Zonja e Vjetër”, Josip Ilicic shënon me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment