Futboll Seria A Sport

PASI FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Maldini është gati të qëndrojë te Milani, por me disa kushte

Duke pritur të kuptohet nëse dhe si do të përfundojë ky sezon i trazuar, te Milani është koha për të marrë vendime të rëndësishme në funksion të sezonit tjetër. Në muajt e fundit është konsumuar çështja “Boban”, e cila përfundoi me largimin e tij. Tani mbetet për t’u parë nëse dhe sa i fortë është pozicioni brenda klubit i një legjende tjetër të kuqezinjve: Paolo Maldini.

Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi dhe menaxheri aktual i zonës teknike është i gatshëm të mbetet në pozicionin e tij, por jo pa kushte. Maldini kërkon garancinë e pjesëmarrjes në atë që do të jetë vendimi i merkatos dhe stërvitjes, duke ruajtur kështu një rol me fakte e jo vetëm me fjalë. Ai që do të shfaqet në startin e sezonit të ardhshëm mund të jetë një Milan shumë i ndryshëm nga i sotmi. Prandaj, në fazën e rëndësishme të vendimmarrjes, që tashmë ka filluar, ish-kampioni kuqezi dëshiron të ketë një peshë specifike.

Ai tashmë e ka bërë të ditur që Rangnick, i caktuar nga të tjerët si trajneri i ardhshëm i mundshëm i Milanit, nuk është një profil i duhur për futbollin italian. Nga sa thuhet, ky reflektim i tij nuk është pranuar shumë mirë nga pronarët e klubit. CEO (Gazidis) gjithmonë ka besuar në të dhe është i bindur se një figurë si ajo e Maldinit përfaqëson vlera dhe jashtë vendit.

Sidoqoftë, ai është i mendimit se i takon ish-kapitenit të vendosë tani nëse do të vazhdojë apo ndalojë këtu. Në javët e fundit, Maldini është dashur të merret me “Coronavirus” (u infektua bashkë me djalin). Për këtë arsye është dashur të merret më shumë me të dhe të dashurit e tij sesa me situatën e punës, por së shpejti do të vijë koha për një sqarim, që nuk mund të bëhet vetëm përmes videos, por duhet të jetë publik.

Ajo që ndodhi muajt e fundit meriton një reflektim të plotë dhe nuk do të kalojë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Do të ketë shumë tema për t’u marrë dhe Maldini do ta bëjë këtë, duke vendosur kushtet e tij për të vijuar në strukturat drejtuese të Milanit.

Related posts

9 orë në operacion/ Ish-mbrojtësi i LIVERPOOL-it fiton betejën me tumorin

Isa.Autor

Një gjerman është futbollisti më i shpejtë i Premier League

Q.Autor

Igli Tare kërkon të transferojë ish-yllin e Bajernit

Q.Autor

Leave a Comment