Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA TRAJNERI I RI TEK MERKATO/ Gazmend Demi rrëfen: Rama po merret me klubin…

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, tregon sërish se Partizanin e ka lënë në dorë të drejtorit Olsi Rama, dhe ai merret shumë pak me klubin.

Demi, tregon se trajnerin e ri, Franko Lerda, e ka zgjedhur drejtori Rama, italian, për të rritur disi nivelin e ekipit, dhe teksa flet në një intervistë për “Report TV”, prek edhe temat e largimit të Gegës, “thumbimeve” nga Safet Gjici, apo edhe për merkaton e ekipit të tij.

TRAJNERI I RI – Siç e dini, e ka thënë edhe drejtori, mbas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm pa trajner dhe bëmë disa interesime. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lart sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajnerë, por drejtori zgjodhi Franco Lerdën, që unë i kam dhënë besimin e plotë. Mendojmë se do bëjmë një ekip më të mirë se sa e kemi patur në aspektin taknik, rregullit dhe disiplinës.

KARABAKU – Kuptohet që Karabaku është një ekip më me eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e Europa League. Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim te ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë besoj se është i kalueshëm.

gaz demi olsi ramaa

DEKLARATA E GJICIT(Do e mbarojë kompleksin më shpejt se Demi) – Nuk e di çfarë ka thënë presidenti Gjici sepse atij stadiumin ia bën bashkia dhe federata. Ne si Partizanin po e bëjmë vetë. Unë nuk jam në garë se çfarë bën Gjici, unë shpresoj që ta mbaroj sa më shpejt. Shpresoj shumë që kampionatin ta nisim te ky ministadiumi jonë.

LARGIMI I GEGËS – Trajnerin Gega e uroj për fitoren e titullit. Ka qenë një trajner i respektuar. Gegën e kam sjellë unë te Partizani. Kjo është hera e parë dhe e vetme që unë sjell trajner te Partizani. Kemi dhënë dorën si burrat dhe ka ardhur pa kontratë te Partizani. Pas disa muajsh me drejtorin Rama, pa më thënë mua bënë kontratën. Që të jemi korrekt ajo kontratë u bë me të gjitha kushtet që donte Gega. Më ka ardhur një ditë bukur, mbasi ka folur me drejtorin, për një problem familjar. I kam dhënë dorën dhe i kam thënë familja është mbi të gjitha. Kështu që ka qenë një ndarje xhentëllmenësh. Ka pasur vetëm një problem familjar asnjë prapaskenë tjetër unë nuk e di të ketë. E dija që ka ikur në Amerikë, ju po thoni që është këtu, nuk kam informacion. Megjithatë unë i uroj fat dhe gjithë të mirat. Nëse ikën në një skuadër tjetër pastë fat dhe ishalla mos të ketë ato problemet që më tha mua.

Demi

TIRANA – Tani, derbi dihet që është derbi. Unë i pari po gëzohem shumë që Tirana po përforcohet. Tek e fundit këto dy ekipe kanë qenë vlera e shumë viteve në kampionatit shqiptar. Me oshilacionet e të dyjave, sepse Partizani ka pasur të vetat dhe gjithashtu edhe Tirana. Për këto lojtarët që ka marrë nuk kam informacion, sepse unë nuk i ndjek skuadrat e tjera. Derbi do të jetë përsëri derbi, të treja rezultat janë brenda, por besoj se ne do të jemi gjithmonë më të fortë.

MERKATO E PARTIZANIT – Në informacionin tim, sepse me këtë punë merret drejtori, e ka ekskluzive, e ka marrë vetë përsipër. Shpresoj se do sjellë lojtarë shumë të mirë të cilët besoj se do bëjnë diferencën. Është në punë çdo ditë për të sjellë lojtarë cilësor, siç e dinë të gjithë nuk është e lehtë sepse dihet opinion për Shqipërinë, megjithatë jemi në rrugë të mbarë. Për dy prurjet nga kampionati shqiptar flitet se janë lojtarë shumë cilësor. Si Melo ashtu edhe ish-lojtari jonë që luante te Teuta (Hakaj). Drejtori është shumë entuziast për të sjellë disa prurje shumë serioze dhe shumë të forta.

Related posts

NGA CHAMPIONSI TEK “TOPI I ARTË”/ Paralajmëron Van Dijk: Është koha për t’u rikthyer në…

Delo.autor

TEUTA-FLAMURTARI/ Trajneri Martini kërkon me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MILANI “FËRKON DUART”/ TALENTI i Italisë jep mesazhin: Tifoz me “djallin”, modeli im Gattuso

Isa.Autor

Leave a Comment