Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Është i pashmangshëm, drejt largimit ylli i Juventus…

Mario Manzukiç aktivizohet prej 4 sezonesh tek Juventusi, por mesa duket ky ka qenë sezoni i fundit i kroatit në Torino.

Sipas “CalcioMercato” Mario Manzukiç, po shikon për një destinacion të ri. Maurizio Sarri nuk e ka në planet e tij sulmuesin kroat dhe një largim i tij nga Torino është i pashmangshëm.

Për kroatin ofertat nuk mungojnë, ku pas klubeve kineze në garë për shërbimet e 33-vjeçarit është edhe Borusia Dortmund.

Tashmë kroatit i duhet të zgjedhë ndërmjet një rikthimi në Gjermani, ku më parë është aktivizuar për , Bajern Mynihun dhe Volfsburgun, ose një kalimi në kampionatin kinez. Manzukiç ka luajtur 166 ndeshje për bardhezinjtë, dhe ka shënuar 44 gola.

Related posts

E ARDHMJA E FRANCEZIT NË DILEMË/ Bakayoko zgjedh skuadrën ku do të luajë

Delo.autor

LIVERPOOL-MILAN/ Kapiteni Henderson: Një natë europiane në “Anfield” me tifozët, zbulova se…

Delo.autor

Messi i lëshon dorën e bashkpunimit Griezmann, është një ndër më të mirët

Sadik.Autor

Leave a Comment