Futboll Sport

NUK DO TA BESONI/ Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerën më të madhe sesa Bullgaria (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte në mbrëmje në Sofje ndaj Bullgarisë ndeshjen e tretë në grup për eliminatoret e EURO 2020.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që këto dy kombëtare zhvillojnë kundër njëra-tjetrës, dhe “Dardanët” synojnë të dalin me tri pikët.

Por, cila nga këto dy kombëtare ka vlerë më të madhe në treg? Sipas vlerësimeve të “transfermarkt”, Kosova qëndron shumë më lart sesa Bullgaria.

Kosova vlerësohet me 57,10 milionë euro, kurse ajo e Bullgarisë me 19,95 milionë euro.

Pra, “Dardanët” janë pothuajse 3 herë më të vlerësuar se bullgarët.

Lojtari me vlerën më të lartë në radhët e Kosovës është Milot Rashica, i cili ka vlerë prej 20 milionë eurove.

Kurse, tek Kombëtarja bullgare, është Ivelin Popov, i cili vlerësohet 3 milionë euro.

Related posts

Messi i lëshon dorën e bashkpunimit Griezmann, është një ndër më të mirët

Sadik.Autor

SHKRUAN HISTORINË ME MILANIN/ NESTA: Rino, një ÇEKIÇ mbi kokën e “Djallit”

Isa.Autor

PRESTIGJOZJA SPANJOLLE/ “Marca”: Xherdan Shaqiri, një nga dështimet e Bundesligas në…

Delo.autor

Leave a Comment