Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Përfundon në Apel gara e Çmimit të Madh të Kandasë, Ferrari kërkon…

Ferrari nuk dorëzohet dhe ka vendosur të apelojë vendimin e komisarëve të garës në Çmimin e Madh të Kanadasë, të cilët i dhanë një penallti prej 5 sekondash, gjermanit Sebastian Vettel, duke i hequr fitoren nga duart pilotit të skuadrës italiane.

Vettel bëri një manovër të rrezikshme në daljen e tij nga pit stopi për të mbrojtur pozicionin e parë të cilin e kishte mbajtur gjatë gjithë garës, duke rrezikuar përplasjen me Hamilton që vinte nga pas.

Hyrja në pistë e gjermanit u konsiderua e rrezikshme nga komisarët e garës në Montreal dhe për këtë arsye ai u penalizua me 5 sekonda dhe pavarësisht se e mbylli garën i pari, në fund fitorja i shkoi pilotit anglez.

Vettel nuk pranoi këtë vendim, duke bërë skena të pahijshme në fund të garës, ndërkohë që Ferrari e ka çuar në Apel këtë çështje me shpresën se veprimi i Vettel do të cilësohet i rregullt dhe do i hiqet penalizimi për ta marrë fitoren që në pistë e arriti me meritë.

Related posts

Etrit Berisha e ka ndarë mendjen: E shënoj një gol këtë sezon në Serie A!

Sadik.Autor

ELEMINIMI NGA KUPA E BOTËS/ Modriç nuk udhëton me shokët e tij në Zagreb, kapiteni i Kroacisë niset me urgjencë drejt…

F.autor

JUVENTUS-SARRI PRANË MARRËVESHJES/ Paratici takon menaxherin e trajnerit, ja prapaskenat

Delo.autor

Leave a Comment