Futboll Sport

“TRADHËTAR, DEZERTOR”/ Rrahmani u përgjigjet me qetësi ofendimeve të disa tifozëve të Kosovës

Dështimi për t’iu afruar ëndrrës së pjesëmarrjes për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar ka shkaktuar jo pak ilaritet te disa tifozë të Kosovës. Në rrjetet sociale, ata kanë ofenduar disa prej titullarëve të rëndësishëm të ekipit “Dardan” si Muriqi, Rashicën dhe Rrahmanin, të cilët nuk u lejuan nga klubet për të luajtur me Kosovën.
auto_341349-amir-rrahmani-nis-aventuren-te-napoli-stervitja-e-pare-745x4951598293659
Vetë kapiteni i Kosovës u është përgjigjur me qetësi sulmeve të disa prej komentuesve, të cilët e kanë quajtur “tradhëtarë” dhe “dezertor” që nuk luajtën kundër Maqedonisë.

Mbrojtësi i Napolit theksoi se është izoluar në hotel bashkë me pjesën tjetër të skuadrës pas daljes së disa rasteve me COVID-19.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë dhe një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të Ambasadës Italiane në Kosovë dhe shtetit të Kosovës, ishte e pamundur të vija. Mësoni ta doni vendin tuaj dhe pastaj të bëni komente”, shkruan Rrahmani në rrjetet sociale.

rrahmani

Related posts

BOTËRORI 2022/ Vaksinimi në “Air Albania”, FSHF bën gati planin para Anglisë

Delo.autor

AUTOBIOGRAFIA E FERGUSON/ Nga goditja me këpucë,deri te transferimi i Beckham tek Real Madrid

Isa.Autor

PARALAJMËRON YLLIN GRIEZMANN/ Presidenti i Atletico Madrid: Shiko se në “Wanda Metropolitano” të presin…

Delo.autor

Leave a Comment