Futboll La Liga Sport

NUK NDALET ME BLERJET E MËDHA/ Real Madrid vendos që të transferojë Mbappe për…

Real Madrid ka ndryshuar planin për transferimin e mundshëm të Mbappes.

Gjigantët e La Ligas janë duke shpresuar që ylli francez nuk do të rinovojë me PSG-në kontratën e cila përfundon në vitin 2023, për t’i dërguar pastaj një ofertë për transferim te Real Madrid, shkruan AS.

13 herë kampionët e Evropës janë të gatshëm t’i ofrojnë Mbappes deri në 15 milionë euro, tre milionë euro më shumë se sa fiton tani te PSG-ja.

Mbappe te PSG është transferuar në vitin 2017 nga skuadra e Monacos, ndërsa muajt e fundit vazhdon të lidhet me një largim drejt Madridit.

Kujtojmë se Real Madrid këtë verë ka realizuar disa transferime të mëdha, dhe në mesin e tyre edhe Eden Hazard.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Serie A mbetet “peng” i Covid-19, datë e re për rifillimin e sezonit

Delo.autor

SI NJË NATË FILMI PËR CR7/ Nga rezervë tek goli i fitores së ndeshjes, që u anulua

Delo.autor

TREGON OBJEKTIVAT E ROMËS/ Juric: Duam kualifikimin në Champions, ky është prioriteti jonë

F.autor

Leave a Comment